Meta mbështet referendumin: Pro çdo zgjidhjeje që lidh deputetin me qytetarin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta thotë se është për çdo zgjidhje që lidh deputetin me qytetarin.

Nëqoftëse sistemi funksionon, shton ai, politika do të bëhet e përgjegjshme.

Në "Tempora" ai thotë se nuk beson më tek dialogu politik në Shqipëri, ndaj zgjidhjen e sheh te referendumi për ndryshimet kushtetuese.

Meta: Kontestimi në Shqipëri nuk ka ardhur për shkak të reformës. Ajo ka problemet e veta. Ka ardhur për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bërë zgjedhje të lira dhe demokratike ose për të njohur humbjen në zgjedhjet normale. Problemi kryesor është nëse si qeveri apo pushtet ke vullnet ta deformosh këtë rezultat të votuesve me të gjitha format. Ti mund ta bësh pavarësisht çdo sistemi. Në këtë drejtim reforma është e rëndësishme derisa është kusht, patjetër. Për bindjen time të përhershme duhet të ketë një lidhje të drejtëpërdrejtë të qytetarit me deputetin me emrin konkret, jo vetëm me partinë. Sepse kjo do t'i japi një tjetër dimension ose do t'i rikthejë dimension parlamentit. Unë jam për çdo zgjidhje që e lidh deputetin me qytetarin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-mbeshtet-referendumin-pro-cdo-zgjidhjeje-qe-lidh-deputetin-me-qytetarin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/ie6yJLj_8Go
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended