Ora News - PD mbështet referendumin, Spaho: Plani anti KÇK për të bllokuar SPAK dhe BKH

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nënkryetari i partisë Demokratike , Edmond Spaho ka folur nga Elbasani për planin anti KÇK që propozon kryeministri Rama për luftën ndaj krimit të organizuar. Sipas Spahos, Kryeministri ka pasur kohë 7 vite të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk mund ta bënte këtë se ka qenë pjesë e kësaj skeme.

Sipas nënkryetarit e gjitha është një tentative për të bllokuar ngritjen e SPAK dhe Byrose Kombëtare të Hetimit.

Spaho: Ka pasur thuajse 7 vite në dispozicion të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk ka mund ta bënte këtë se ka qënë pjesë e kësaj skeme . Shqipëria sot është përzierje e oligarkisë, e kriminelëve, e të korruptuarve me pushtetin ekzekutiv që përfaqësohet nga vetë Edi Rama. Për rrjedhojë, çdo përpjekje e tillë nuk është veçse në të vërtetë tentative për të penguar ngritjen e SPAK dhe Byrose Kombëtare të Hetimit, ose për të vonuar sa të jetë e mundur bërjen efektive dhe luftës reale ndaj këtyre fenomeneve që janë karakteristikë e kësaj mazhorance.

Për herë të parë në cilësinë e numrit 2 të partisë Demokratike, Z. Spaho u shpreh se PD do të mbështesë Presidentin Meta, i cili do t?i drejtohet referendumit me 8 dhjetor për të mbrojtur kushtetutën.

Spaho: Është një nga të rëndësishmet. Referendumi është forma më e mirë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Madje kemi pasur shembuj në të shkuarën ne vitin 1994 dhe 1998 kur janë organizuar referendume për të miratuar kushtetutën. Në këtë kuptim çdo insiative për të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve është i mirëpritur dhe do të mbështetet nga PD.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-mbeshtet-referendumin-spaho-plani-anti-kck-te-bllokuar-spak-dhe-bkh

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended