Wake Up/ Arsim: Shqipëria kritikohet për buxhetin e ulët dhe kushtet e mësimdhënies
  • 4 years ago
Shqipëria ka shumë probleme me kushtet në të cilat zhvillohet arsimi parauniversitar. Këtë e ka konstatuar raporti më i fundit i Indeksit Global për të Drejtën në Arsim, vetëm pak ditë para mbylljes së 2019. Krahasuar me 21 shtete të tjera, Shqipëria ka marrë nën 50% të pikëve të vlerësimit për shkak të buxhetit e ulët të arsimit dhe kushteve të papërshtatshme të mësim-dhënies. Sipas Indeksit Global, buxheti i shtetit që jepet për arsimin, arrin të përmbushë vetëm 45% të nevojave të nxënësve në Shqipëri. Indeksi Global çon shqetësime serioze edhe për sigurimin e librave shkollorë falas për të gjithë fëmijët, si dhe mundësitë dhe cilësinë e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshi edhe mjediset e papërshtatshme të mësuarit për të gjithë nxënësit. Një tjetër fushë që Indeksi vlerëson dhe jep pikë tepër të ulëta është mungesa e mësuesve të trajnuar mirë dhe në vazhdueshmëri. Indeksi u hartua në bazë të një pyetësori të përbërë më 79 pyetje me një total prej 365 pikësh, dhe përmban të dhëna që monitorojnë aspektet e ushtrimit të të drejtës për arsim. Indeksi është një mekanizëm global i llogaridhënies që synon të sigurojë që të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë, gëzojnë të drejtën për arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Indeksi global monitoron progresin kombëtar dhe zbulon fushat kyçe që kanë nevojë për përmirësime.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended