Wake Up/ Shqipëria me numrin më të ulët të lindjeve. Mjeku Haxhia: Situata është alarmante

  • 4 years ago
Largimi i të rinjve, tendenca e çifteve për të bërë më pak fëmijë, ndryshimi i stilit të jetesës po e japin gjithnjë e më shumë efektin e tyre, në një prej treguesve demografikë më të rëndësishëm, atë të lindjeve. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve në tremujorin e parë gjatë 2019 ishte 5,986, me një rënie prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se ky është trendi i ulët të lindjeve, i pas viteve ?90 .Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, dhe rëniet më të mëdha janë në Qarkun e Gjirokastrës me 21,8% dhe Qarkun e Shkodrës me 19,4%. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, - pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë. Por cilët janë faktorët që kanë ndikuar në këtë ulje të lindjeve dhe a ekzistojnë sot mënyra bashkëkohore edhe për ata që e dëshirojnë të kenë një fëmijë...... sot folëm mbi këtë temë me Marsel Haxhia, mjek embriolog nga Klinika e Fertilitetit pjesë e spitalit Hygeia.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended