Vidioklipi i Bojken Lakos - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Look dinamik alternativ i transmetuar me tekniknologji bashkëkohore. Kështu mund të përkufizohen përshtypjet e para tek sheh videoklipin e ri të këngës "Natën ditë" të këngëtarit Bojken Lako. Videoklipi shfaq imazhin e një grupi muzikor e bashkepunimit të Lakos me disa të rinj muzikantë. Si kënga ashtu dhe videoklipi janë realizuar në studiot audiovizive të Top Albania Radios.

Video e këngës ?Natën ditë? të Bojken Lakos është i dyti i realizuar nga Bojken Lako, pas realizimit të këngës ?Asgjë e largët?, që është vlerësuar me çmimin e tretë në festivalin e fundit të këngës shqiptare.

Kënga ?Natën ditë? bashkë më dy këngë të albumit ?Monitor? të këtij kantautori do të promovohen për publikun më 1 Prill, gjatë koncertit të Demis Rusos në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Teknologjia e përdorur në këtë videoklip është mjaft e lartë./tvklan.al

Recommended