Flet për Report Tv babai i 'Zogut të Tiranës': Është stresuar se e kanë lënë vetëm në qeli
  • 4 years ago
TIRANE-Babai i Hermes Nikajt, njohur ndryshe si 'Zogu i Tiranës' ka mohuar akuzat kundër djalit të tij për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Mariglen Nikaj ka telefonuar në emisionin e mëngjesit në Report Tv, 'Shtypi i ditës dhe ju' drejtuar nga Andi Kapxhiu, duke u shprehur se djalin ia kanë futur në qorrsokak.

Babai i 'Zogut' deklaron se në momentin që djali i tij është kapur në një dhomë në autostradë bashkë me tre persona të tjerë, kanë qenë duke ndenjur normalisht dhe jo lakuriq. Sipas tij, më këtë që ai e cilëson si sagë, duan që djalin t'ia çojnë mish për top. E ndërsa akuzon oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët dhe gjyqtarët, ai thekson se djali i tij nuk ka asnjë makina 'Range Rover' as apartament dhe as ambient në privatësi pas 9-Katsheve, por një dhomë të vogël atje (autostradë) dhe 200 mijë lekë të vjetra në bankë.

Por si është gjendja e 'Zogut' tani? I ati thotë se komunikon cdo ditë me të në telefon dhe se është i stresuar, pasi e kanë lënë vetëm në qeli. "Unë komunikoj cdo ditë me atë përmes telefonit të shtëpisë. Është një gjendje të mirë, 'jam mirë' më thotë, por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm' tha ai. Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e plotë të gjitha përgjimeve të 'Zogut të Tiranës' dhe rrjetit të prostitucionit, ku dalin në skenë edhe emra të njohur të showbizi
Recommended