Krimet e Rënda lënë në qeli Klement Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në qeli, Klement Balilin duke i dhënë atij masën ?arrest me burg? pas vetëdorëzimit të tij në policine e shtetit.Balili akuzohet nga drejtësia shqiptarë për 4 vepra penale që nga trafiku ndërkombëtar i lëndeve narkotike, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash e deri tek mosdeklarimi i pasurisë.Vetë Balili në seancë mohoi akuzat dhe tha se është krejtësisht i pastër duke e quajtur veten të pafajshëm.Në përfundim të masës së sigurisë, avokati mbrojtës Theodhori Sollaku tha se kishte kerkuarf për klientin e tij, revokim të masës së sigurisë pasi sipas tij, Klement Balili është i pafajshëm për akuzat që i janë bërë.

Recommended