Shqiperia pret Vitin e Ri 2020 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mes entuziazmit dhe brohoritjeve u prit momenti i ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.Një vit më i begatë dhe me më shumë forcë për të lënë pas pasojat e tërmetit ishin urimet e qytetarëve.Atmosferës së magjishme të festimeve të natës së ndërrimit të viteve nuk i munguan as urimet e të fëmijëve.Pak minuta pas mesnate, rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan nga trafiku, teksa të gjithë mësynë qendrën për të kaluar disa orë në shesh dhe në baret e antës.Policia ishte e pranishme kudo për të shmangur çdo incident të mundshëm. Ministri I brendshëm Sandër Lleshaj kaloi disa moment me forcat e rendit, të cilat i falenderoi për gatishmërinë e treguar.SANDER LLESHAJ MINISTER I BRENDSHEM Festimet vazhduan në kryeqytet deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Recommended