Rama apel studentëve: Po rrezikoni vitin akademik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama u kërkoi studenteve ti rikthehen sa me pare auditorëve pasi rrezikojnë te humbasin vitin akademik. Paralajmërimin shefi i qeverise e beri gjate takimit me te rinjtë ne konviktet e Universitetit te Mjekësisë ku shoqërohej nga kryebashkiaku i Tiranës e ministrja e shëndetësisë. Edi Rama: Tani kaq të drejta i keni marrë nga qeveria, ça jeni ju pula jeni. Do ju digjet viti se e kam dëgjuar edhe teorinë që do shtyhet viti do rrinë studentet mullar te dera, ata te tjerët që do vinë s?do ketë vende dhe do nisi një jete e re. Nëse do kishit dale ne proteste para dy vitesh do ju thoja te drejte keni por nuk behet. Sot e kemi mundësinë. Pasi dëgjoi ankesat e studenteve për kushtet ne konvikte kryeministri përsëriti angazhimin për rikonstruksionin e tyre dhe ndërtimin e kampusit universitar ndërsa nuk la pa akuzuar zbatuesit e oborreve te godinave. Edi Rama: Ne nuk po bëjmë mrekullia. Patjetër që 4 veta në një dhomë janë shumë, edhe dushet i pashe që po rikonstruktohen, shume ok, por ne sidoqoftë me një tualet në kat e ku di unë janë standarde, kjo godinë është ndërtuar në 55. E para është që duhet të sigurojmë kushtet e godinave që janë dhe e dyta të fillojë godina të reja. Që do të ndërtohen te kampusi i qytet studentit. Pse nuk është bërë më para? Ja ku e keni atë kafen te oborri i konviktit, më parë ka qenë mensa juaj, tani është lokali i një ministri, vëllai i ministrit, a ku di unë. Ne po mundohem ti prishim kontratat. Ky është vetëm një rast ndërsa në qytet studenti janë shumë. Duke iu drejtuar te rinjve qe pengojnë vijimin e procesit mësimor ne fakultete dhe pedagogeve qe kane paralajmëruar greve Rama tha se po abuzohet ne emër te autonomisë se universiteteve. Edi Rama: Autonomia nuk është vetëm më bjer leket ti mua por edhe për të treguar se çfarë bën ti me leket. Nuk është as të bllokosh mësimin ti për shkak të një pakice dhe shumica të vijë te unë dhe te thotë na liro rrugën. Pse nuk hynë dot policia në universitet? Sepse është autonomia që e ndalon atë. Titullari duhet te jete që të thotë na sillni policinë se dikush po na pengon mësimin. A e dini se pse behet konflikti mes dekanit dhe bordeve? Për tenderat, për rojet, paguajmë një mal me leke. Janë roje te panevojshme, te padobishme dhe marrin një mal me para. Universitetet duhet te kenë rojet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me te rinjtë lideri i mazhorances nuk i kurseu batutat me kryebashkiakun Veliaj. Edi Rama: ?Lali do ta ketë parasysh që interneti te shkoje ne çdo cep se ka edhe lali hallin e tij për foto kur mbjell peme qe fotot ti shkojnë ne çdo cep.? Ne fund kryeministri kishte një porosi edhe për tifozët e Interit. Edi Rama: Te gjithë internistët duhet te ma dine për nder se u kam kursyer shume leke nga bastet.
Recommended