Report TV -Nuk shkuam tek shtëpia e djalit që të rrimë shokë e shoqe në palestër!'

  • 4 years ago
Kursimet i jetës i janë shuar në vetëm pak sekonda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. E tillë është historia e një familje të strehuar prej më shumë se një muaji në palestrën numër 4 të shkollës në Krujë.

"Hyrjen e kam blerë në 2018-ën, dhe në tetor 2019 jam futur brenda me dy hyrjet e fëmijëve, njëri djalë 7 pjesëtar, tjetri 4 pjesëtar. Është vështirë t'i përballoj më shpenzimet e atyre banesave. Të gjitha kursimet e fëmijëve kanë shkuar aty. Ishalla me ndihmën e zotit dhe të qeverisë do të bëhet më e mira për ne, se jemi të këputur. Ishalla të gjithë shqiptarët qofshin të lumtur në shtëpitë e tyre", thotë zonja për gazetarin Andi Kapxhiu.

Ka edhe nga ata banorë që kanë refuzuar të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre që nuk janë prekur nga tërmeti, për të qenë pranë fqinjëve, miqve e shokëve të tyre në këto ditë të vështira.

Recommended