Ora News - Udhëtonte me 11.6 kg drogë në makinë, arrestohet 64-vjeçari në Xibrakë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 64-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap me drogë në makinë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Unifromat blu arrestuan gjatë operacionit "Xibraku" shtetasin me iniciale H. V..

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Hyundai u gjetën 2 thasë të mbushur me kanabis me peshë totale 11.6 kg.

?Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg,?- informon policia.

64 vjeçari, banues në Ballsh rezulton i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikeve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti tip Hyundai në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/udhetonte-me-116-kg-droge-ne-makine-arrestohet-64-vjecari-ne-xibrake

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended