Rudina - Vajzat kampione te Kampionatit te Futbollit “Cappy Cup”! (26 dhjetor 2019)

  • 4 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Në programin ?Rudina?, pasditen e sotme kanë qenë të ftuara 11 vajza të apasionuara pas futbollit, së bashku me mësuesin dhe trajnerin e tyre Ardit Mani. Ato janë nxënëse të shkollës ?Ali Laçej? në Shkodër dhe së fundmi, kanë fituar kupën ?Cappy Cup? të organizuar nga Federata Kombëtare e futbollit.

?Ende është ai mentaliteti që jo futbolli, jo vajzat, por ka filluar të bëhet si modë pjesa e futbollit?, shprehet trajneri i tyre Ardit Mani.

Federata Shqiptare e Futbollit, prej 6 vitesh zhvillon kampionatin ?Cappy Cup?, ku vetëm këtë vit ekipet e shkollave 9-vjeçare të futbollit të vajzave morën pjesë në rang kombëtar.

?Ky zhvillim i sportit, sidomos i aktiviteteve me shtysën që i ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, ekipet e vajzave në Shkodër kanë filluar të japin një trysni tjetër, në sportin e futbollit për vajza?.

Vajzat e shkollës ?Ali Laçej? luajtën finalen e madhe të këtij turneu kombëtar ku morën pjesë 2000 djem dhe vajza nga e gjithë Shqipëria për afro 2 muaj. Finalja midis shkollës ?Ali Laçej? Shkodër dhe ?Andon Xoxa? Fier ishte 2-1./tvklan.al

Recommended