Wake Up/ Njihuni me vajzat e para shqiptare të mundjes. Janë Kampione Ballkani

  • 5 years ago
Prej rreth 1 viti e gjysmë është formuar ekipi i parë i vajzave të mundjes, të cilat kanë marrë pjesë në disa aktivitete mbarëkombëtare dhe në kampionatin Ballkanik të vitit të kaluar. Së fundmi, Ekipi Kombëtar Shqiptar u përfaqësua nga gjashtë sportiste femra në Kampionatin e Kupës së Shqipërisë ?Muhamet Malo?, të zhvilluar në parkun olimpik ?Feti Borova? në Tiranë, nga të cilat të gjashta u vlerësuan me medalje të vendit të parë dhe të dytë. Trajneri që i ka stërvitur këto vajza por edhe shumë mundës të tjerë ndër vite është Altin Kurti. Në Shqipëri akoma duket si një tabu që të flasësh për vajza mundëse por kjo nuk është hera e parë që ato dalin me rezultate shumë të mira në këtë disiplinë. Para disa mujash Tea Sulo në kategorinë 57kg dhe Anxhela Imeraj në kategorinë 59 kg patën një tjetër garë në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi?, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të Mundjes për të rinj 2018. Pavarësisht përballjes me kundërshtare shumë të forta të nivelit olimpik nga Turqia, vajzat e ekipit kombëtar, ia dolën të zhvillojnë me sukses ndeshjet e tyre të para zyrtare, duke u kurorëzuar me medalje bronxi. Ekipi u rendit i dyti në klasifikim, i ndjekur nga Greqia në vend të 3-të.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended