Ora News - Aksident i rëndë në Shkodër, fëmija 5 vjeç i "fluturon" babait nga makina
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka rënë nga xhami i automjetit ku po udhëtonte me babain e tij.

Ngjarja e rëndë u shënua rrugës së fshatit Bardhaj, ku 5 vjeçari S. Kurtaj përfundoi në rrugë, ndërsa babai i tij Hilmi Kurtaj vijoi udhëtimin, duke mos dalluar mungesën e djalit.

"Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagjen ?Skenderbeg?, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidentalisht nga mjeti fëmija, S. K. 5 vjeç, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër" njofton policia.

Ka qenë drejtuesi i një mjeti të rastit që ka parë fëmijën përtokë dhe ka ndaluar duke i dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar në spitalin rajonal Shkodër.

Më vonë babai ka mbërritur në spital ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, duke treguar se nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga mjeti, pasi brenda ndodheshin edhe 3 fëmijët e tjerë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkoder-aksidentohet-femija-te-ura-e-bardhajve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended