Ora News - Aksident i rëndë në Shkodër, fëmija 5 vjeç i "fluturon" babait nga makina
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një fëmijë i moshës 5 vjeç u gjet i plagosur mbi asfalt. Ngjarja ka ndodhur te ura e Bardhajve.

"Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagjen ?Skenderbeg?, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidentalisht nga mjeti fëmija, S. K. 5 vjeç, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër" njofton policia.

Fëmija është gjetur nga një shofer taksie i rastit që më pas e ka dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

"Gjendja e fëmijës është e rëndë pas një traume të pësuar. Erdhi në urgjencë pa koshiencë. Ishte gjetur nga qytetarë në rrugë, pa identitet. Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, me çrregullime të frymëmarrjes. Ju dha ndihma e shpejtë. Gjendja pësoi një farë përmirësimi. Fëmija është në Reanimacion. Më pas është paraqitur i ati, që sipas referimeve të tij rezulton se fëmija ka rënë nga dritarja e makinës dhe ka pësuar dëmtimet që pamë. Është herët të flasim, shpresojmë për më mirë" tha mjeku Astrit Lahi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkoder-aksidentohet-femija-te-ura-e-bardhajve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended