Report TV - Balluku: Brenda vitit të ardhshëm 91% e shërbimeve bëhen online!
  • 4 years ago
TIRANE- Brenda vitit 2020, rreth 91 % e shërbimeve shtetërore pritet të bëhen online. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Energjisë dhe Infrastrkturës Belinda Balluku teksa vizitoi sot prezantimin e shërbimeve online në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë.

Balluku tha se Ministria e Infrastrukturës si njësi qendrore do të kalojnë online 23 shërbime brenda vitit. Ajo tha se do ofrohet shërbim teknik për qytetarët që nuk kanë mundësi të përdorin teknologjinë deri në momentin e përvetësimit të saj. Disa shërbime tha ajo, ku është e nevojshme paraqitja fizike (siç është kolaudimi i makinave) do vijojnë të qëndrojnë ashtu siç janë.Drejtoria e Përgjithshme e Transportit rrugor ka nisur të na tregojë të gjithëve ne sa e lehtë është që qytetarët të trajnohen për të përfituar shërbimet online që do të ulin kohën e pritjes dhe do iu ndihmojnë të kurseni kohë dhe para. Nga 1 Janari të gjitha njësitë do vijojnë të shërbejnë online. Në E-Albania çdo qytetar do mund të aksesojë. Fillimisht kjo do të bëhet përmes sporteleve në mënyrë që me kalimin e muajve që të gjithë qytetarët të mund ta përdorin vetë. E kemi provuar edhe më herër me bashkëqeverisjen. Vetëm disa nga shërbimet do kërkojnë paraqtje fizike, siç është kolaudimi i makinës. Ajo që do të ndodhë është që qytetari nuk do mbajë më përgjegjësi për letrat dhe dokumenacionet. Gjithçka do jetë online. Qytetarët do impenjohen më pak. Ne do komunikojmë për këtë proces. Ne synojnë që në fund të vitit 2020 që 91% e shërbimeve të bëhen online. Vetëm ministria e Infrastrukturës si njësi qendrore do të kalojë online brenda vitit 23 shërbime, ndërsa më pas pritet të shkojnë drejt 50 shërbimeve online. Janë një listë e gjatë shërbimesh. Lejet minerare, liçensimet, janë 23 shërbime nga ministria dhe drejtoritë e tjera që kalojnë online nga 1 Janari. Do ofrojmë shërbime teknike që edhe ai që nuk ka mundësi të përdorë kompjuter të marrë shërbimet online", tha Balluku.
Recommended