Report TV - Spastrimet në drejtësi, gjyqtarja që shiti 13 makina brenda vitit ikën nga sistemi

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Genta Tafa (Bungo) ka pranuar dorëheqjen nga drejtësia të gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Merita Xhani, për t?i shpëtuar procesit të Vetingut. Gjyqtarja ka shfrytëzuar të drejtën që i jep Kushtetuta për të dhënë dorëheqjen nga sistemi. Shqiptarja.com verifikoi deklaratat e pasurisë së gjyqtares, ku ra në sy një numër i lartë makinash të shitura nga subjekti në vitin 2015.

Gjyqtarja deklaron se gjatë vitit 2015 ka shitur 13 makina. Konkretisht, zonja thotë se gjatë këtij viti ka shitur makinë tip Opel Corsa për 200 euro si dhe një furgon tip Mercedez vetëm 800 euro. Merita Xhani deklaron gjithashtu shitje makine tip Mazda për 1 100 euro, shitje makine tip Opel Corsa për 250 euro, makinë tip Mazda për 1 200 euro, makinë tip Fiesta për 1 200 euro, furgon për 1 500 euro, makine tip Ford për 1 000 euro, makinë tip Mazda për 1 200 euro, makinë tip Mercedez për 500 euro etj. Gjyqtarja e dorëhequr deklaron gjithashtu pranë ILDKP se gjatë vitit 2015, ka shitur 5227 m2 tokë arë, për 150 mijë euro.

Zonja në fjalë deklaron një depozitë në bankë 122 mijë euro si dhe 1 278 882 lekë të ardhura nga paga si gjyqtare. Mbetet për t?u parë nëse Komisioneri Publik do t?i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK, për të mundësuar që gjyqtarja t?i nënshtrohet procesit të Vetingut. Deri më tani, Kolegji i Apelimit ka konfirmuar vendimet e KPK për pranimin e dorëheqjen të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi në fund të fundit, qëllimi fundor i Vetingut është të largojë nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk justifikojnë pasurinë, kanë kontakte me krimin apo që janë të paaftë profesionalisht.

Recommended