Report Tv në Bubq/ Banorët: Rrimë në këmbë nga ftohti! S'ka gjumë kur bie shi, shteti 200 m larg
  • 4 years ago
Report TV udhëtoi në fshatin Bubq të Fushë Krujës në këtë ditë feste, të Krishtlindjes ku disa prej banorëve tregojnë sesi i kalojnë këto net të ftohta dimri ku u mungon ngrohja në çadrat e dhuruara për t'u strehuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Duket se këto çadra pritet të jenë shtëpia e tyre ku do të kalojnë dhe ndërrimin e viteve.

"Po e festojmë në çadër, se shtëpia është dëmtuar. Njësia administrative nga këtu është 200 metra larg, por askush nuk ka ardhur me pyetur a keni batanije, krevat, me ngrënë apo me pirë. Në darkë kam një ngrohëse dhe e fus brenda në çadër" tha njëri nga banorët.
Recommended