Tenderat e Bollinos: Shteti në këmbë për të gjetur ‘spiunët” pezullohen 4 zyrtarë të Tatimeve

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Denoncimi i Partisë Demokratike për aferën e pretenduar prej miliona dollarëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit, ka sjellë pezullime të disa zyrtarëve në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës.

Mediat shkruajnë, zyrtarët janë pezullluar pas një kontrolli të kryer nga Departamenti Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nën akuzën se dyshohen se ata kanë dhënë inforamcion dhe kanë nxjerrë faturat e publikuara nga Partia Demokratike, me vlerë rreth 1 miliardë lekë, mes biznesmenit Igli Gjelishti dhe botuesit Carlo Bollino.

Institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë hetim për aferat e pretenduara, por janë përfaqësuesit e strukturave të larta shtetërore që janë hedhur në sulm për të gjetur ata që i spiunuan dhe kanë nxjerrë informacionin për transaksionet.

Mediat shkruajnë gjithashtu se nuk është hera e parë që të dhëna tatimore të kompanive të ndryshme bëhen publike, por si asnjëherë tjetër strukturat shtetërore janë vënë në lëvizje për të gjetur ata zyrtarë tatimesh që kanë nxjerr informacionin.

Po ashtu mediat, raportojnë se përveç vënjes në lëvizje për të penalizuar taimorët, përfaqësuesit e kompanive të përmendura si të përfshira në aferë korruptive apo emrat e përfituesve kanë tentuar të përdorin çdo burim informacioni, për të mësuar se çfarë dokumentesh konkrete disponon Partia Demokratike dhe mbi çfarë baze ngrihen akuzat për kompaninë Web & Communications Development apo botuesin Carlo Bolino si përfitues.

Prokuroria ende nuk ka rregjistruar një hetim për akuzat për korruspion, por para se të merret me ketë çështje duket se do të merret me 4 zyrtarët e tatimeve të cilët mund të paditen për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?ndërhyrjes së paautorizuar në rrjetet kompjuterike?.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike publikoi të dhëna zyrtare nga administrata tatimore, në të cilat rezultonte se zyra private e inxhinjerit të IT, Igli Gjelishti, kishte fituar disa qindra miliona lekë (të reja) në tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Nga ana tjetër, sipas denoncimit të Partisë Demokratike, Gjelishti kishte paguar rreth 1 miliardë lekë (të vjetra) në kompanitë në pronësi të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij, Alba Malltezi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tenderat-e-bollinos-shteti-ne-kembe-per-te-gjetur-spiunet-pezullohen-4-zyrtare-te-tatimeve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended