Opozita sulmon kreun e SPAK - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të strukturës së sapokrijuar që do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë SPAK. Numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi evidentoi dy fakte, për kreun e ri Arben Kraja, që sipas tij është një prokuror i periudhës së komunizmit si dhe punonjës i qeverisë së majtë.Fakti i dytë sipas PD lidhet me nje foto, ku prokurori tjeter Altin Dumani, një ditë PARA zgjedhjes së kreut të SPAK kanë qënë në jë takim me deputetin socialist Ulsi Manja. Të dy këto fakte sipas PD ngrenë dyshime të forta për integritetin dhe paanshmërine e punës së kësaj strukture , ndaj SELIA BLU kërkoi mbështetjte e ndërkombëtarëve si garantues të interesit publik për këtë proçes.Dy ditë më parë, 8 prokurorët bënë betimin tek Presideni i Republikës, ndërkohë që pak orë më vonë KLP zgjodhi me shumicë votash Arben Krajën, si drejtues të ri të SPAK.
Recommended