Godina e braktisur në Vlorë kthehet në strehë për drogaxhinjtë, banorët: Kemi frikë se na vrasin

  • 4 years ago
Një godinë e braktisur në lagjen ?4 heronjtë? në qytetin e Vlorës është kthyer tashmë në strehën e përdoruesve te drogës. Shiringa të hedhura përtokë e mbeturina kudo është pamja me të cilën ndeshesh në kete godinë të amortizuar.

Banorët tregojnë që prej gjashtë vitesh kjo godinë frekuentohet çdo mbrëmje nga persona që janë përdorues të drogave të forta. Krahas rrezikut nga infeksionet banorët shprehen se kanë frikë nga këta persona pasi nën efektin e drogës mund të jenë një rrezik i shtuar për ta.

Recommended