Dëmtohet argjinatura e përroit të Zaranikës, banorët: Kur bie shi, kemi shumë frikë se futet uji
  • 4 years ago
Reshjet intensive gjatë muajit Dhjetor kanë sjellë që në përroin e Zaranikës në Elbasan të krijohen 4 zgavra të reja. Argjinatura ka pësuar çarje masive në disa pjesë të saj. Dhjetra banesa që ishin aty pranë u përmbytën.

Gjatë vitit 2019 Ministria e Bujqësisë investoi në pjesët e dëmtuara të shtratit të Zaranikes. Pjesët ku kishte dëmtime u rregulluan por shirat e rrëmbyeshëm sollën shkatërrim të argjinaturave. Nëse nuk do ketë ndërhyrje sërish pasojat do të ishin të mëdha në rast shirash.
Recommended