Ora News - Presidenti Meta: Më shumë bashkëpunim për diasporën
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi më shumë bashkëpunim për diasporën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, kreu i shtetit shqiptar tha se është detyrë e përcaktuar në Kushtetutë që duhet t'i qëndrojmë pranë diasporës.

Meta: Ky këshill ka një rëndësi të veçantë pasi dëshmon përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në struktura ekzekuti9ve që merren drejtpërdrejtë me identifikimin real të problematikave me propozime dhe zgjidhjen e tyre si dhe në hartimin e strategjive mbi marrëdhëniet me diasporën.

Historia e Shqipërisë na mëson se momentet më kyçe dhe më vendimtare, diaspora ishte shtysa kryesore si në arritjen e pavarësisë, ashtu edhe në sigurimin e lirisë dhe në avancimin e çështjes kombëtare. Komuniteti arbëresh ruajti për 5 shekuj gjuhën shqipe dhe figurën e Skënderbeut dhe ishin nismëtarë të rilindjes kombëtare, e cila na çoi edhe drejt pavarësisë.

Në 30 vitet e fundit ne jemi një komb që ende emigrojmë. Ky është një fenomen global që ka pasojat e veta pozitive, por edhe mjaft negative dhe është një sfidë e vështirë për vende modeste si ky i yni.

Është detyrimi ynë i përcaktuara edhe në Kushtetutë që ti qëndrojmë sa më pranë diasporës, si asaj të hershme dhe asaj të re. Ndaj duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has Diaspora, duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investimet e huaja në Shqipëri. Duke ndërtuar strategji për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporën e hershme, arbëreshe apo arbanasit apo edhe asaj të re.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/presidenti-meta-me-shume-bashkepunim-diasporen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended