Report TV - Rama i rrethuar nga fëmijët në Durrës këndon këngën e Vitit të Ri dhe një surprizë
  • 4 years ago
DURRES-Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në qytetin bregdetar në një hotel ku janë sistemuar disa prej banorëve të prekur nga tërmeti dhe ku janë ngritur shkolla dhe kopshte provizore për fëmijët që janë akomoduar. "Aty ku kopshti ka mbërritur në hotel për ?vogëlushët e tërmetit? nën përkujdesje të posaçme gjatë gjithë ditës" thotë Rama. Njëri prej fëmijëve e kishte përgatitur edhe një surprizë për kryeministrin. Në njërën nga ambientet e përshtatura si kopsht për fëmijët, kryeministri ka kënduar edhe një këngë me fëmijët.

Edi Rma: Mos bëni zhurmë, jo zhurmë

Rovena Voda: Ai është Roani dhe për Vitin e Ri ka kërkuar që vetëm të shohë kryeministrin

Edi Rama: Ja ku më pe..

Vogëlushi Roani:  Ne kemi përgatitur një surprizë. Mesazhi është ti nuk je kurrë vetëm

Edi Rama: Mirë mirë (qesh)

Kreu i qeverisë takoi edhe disa nga prindërit e fëmijëve në hotel. Njëri prej prindërve u ankua se akoma nuk kishte marrë një përgjigje për shtëpinë, por Rama e qetësoi duke i thënë se qiratë i kanë në dispozicion për të gjetur banesën deri kur të sistemohen në shtëpinë e tyre.
Recommended