Report TV - DOSJA hetimore: Muret mbajtës të pallatit 6-katësh, u zëvendësuan me vetrata xhami!

  • 4 years ago
Muret mbajtëse të katit të parë në pallatin 6 katësh në Durrës, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishin hequr dhe ato ishin zëvendësuar me vetrata xhami. Ky është vetëm një nga shumë faktet tronditëse, që del nga dosja e prokurorisë së Durrësit, të cilën ?Shqiptarja.com? dhe ?Report Tv? e disponon të plotë. Pasi një fakt tjetër akoma dhe më i rëndë evidentohet në rastin e legalizimit të hotel ?Mira-Mare? në vitin 2018, ku një person i vdekur ka firmosur aktin-teknik, në një kohë që ai kishte ndërruar jetë 5 vite para se të kryhej legalizimi këtij objekti. Në dokumentin prej 15 faqe, të hartuar nga tre prokurorët Edmond Kaloshi, Madrid Kullolli dhe Pali Deçolli, jepet një tablo e qartë mbi abuzimet në ndërtime dhe shkeljet që kanë kryer zyrtarët e ALUIZNI në Durrës, INUV-it dhe ndërtuesit e vetë këtyre objekteve.

Në tre javë hetime, tre prokurorët kanë marrë në verifikim dosjet e 6 objekteve të shembura në qytetin e Durrësit, ku në total vdiqën 23 persona. Hetimet nxjerrin qartë se të gjitha objektet që janë shembur kanë pasur një strukturë mbajtëse të dobët, dhe ishin ndërtuar pa pasur lejen e nevojshme. Ka pasur raste, ku pas legalizimit të parë të objektit, ndërtimi me kate shtesë ka vijuar në lartësi, ku sërish me një vetëdeklarim të dytë, këto ndërtime janë legalizuar nga ana e ish-drejtorëve të ALUIZNI në Durrës Arben Isaku dhe Flamur Gjuzi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet:??rezulton se pallati me nr.1032 ka qenë pallat 6 katësh i ndërtuar në vitin 1988-1989, i cili është shembur në dy katet e parë dhe ende e sot vazhdonte te qëndrojë si bllok nga kati i tretë dhe lart.

Ky pallat ka komplet pjesën e shkallës të shembura. Në katin e parë ka qenë një lokal i ndërtuar vitet e fundit dhe që quhet ?Baron?s bar? me pronar Artur Terziu. Në vitin 2014, Terziu ja ka blerë apartamentin e katit të parë të pallatit Naum Bregut dhe më pas ka ndërtuar dhe një ndërtim pa lejë prej 26 metra katror, duke e legalizuar më pas nga Flamur Gjuzi??. Duke analizuar t2 dhënat e mësipërme rezulton se objekti pallati është rrëzuar si pasojë e punimeve në katin e parë pasi dhe vetë Artur Terziu, gjatë dëshmisë së tij ka pranuar të ketë hequr muret kryesorë mbajtëse dhe i zëvendësuar ato me vetrata xhami. Hetimet kanë zbuluar se Terziu ka marrë leje për rregullimin e shtëpisë dhe njëkohësisht e ka kthyer ambientin e apartamentit në njësi shërbimi (lokal) duke shtuar si shtesë dhe  26m2 të ambienteve publike, të këtij pallati. Prokuroria thotë:??ky arsyetim bazohet në faktin se pallati është shembur vertikalisht në dy katet e parë në të cilat është cenuar qëndrueshmëria si pasojë e heqjeve të mureve mbajtëse për rregullimin e këtij lokali, ku nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, janë shembur dy katet e para dhe pjesa e shkallëve, për pasoje ka sjellë vdekjen e Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana??

Recommended