PR konferencë për KQZ - (4 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Republikanët kanë deklaruar sot se pa u arritur kompromisi për KQZ nuk do të hedhin asnjë hap drejt diskutimit të projekt kodit elektoral. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbrritur tashmë edhe në tryezën e republikanëve, duke pritur të marrë aprovimin dhe vërejrjet e tyre. Por më parë PR kërkon të çdekretohet nga presidenti Mejdani KQZ I cili të ndërtohet mbi bazen e parimit të paritetit pozitë-opozitë.

Republikanët kanë kërkuar gjithashtu që në komisionet e zonave dhe qendrave të votimit, të marin pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve elektorale. Sipas tyre socialistët po pengojnë arritjen e një kompromisi mes forcave politike./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego