Senatorët Italian në Vlorë - (2 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Senatorët e anti-mafias italiane ishin sot në Vlorë. Pasi kanë ecur pak në këmbë në qytetin aq shumë të përfolur nga ata vetë si epiqendër e trafiqeve. Senatorët Italian shkuan në drejtorinë e policisë së Vlorës. Drejtori i policisë Besnik Bregu, shefi i ri i komisariatit dhe drejtues të tjerë të uniformav blu i kanë njohur senatorët me mjetet e reja logjistike që policia vlonjate ka në përdorim. Salla e re e laboratorit të kriminalistikës, një dhuratë e qeverisë angleze, e cila shërben për identifikimin e shenjave të kishtave, ka habitur senatorët për afatin e shkurtër prej 10 orësh të kryerjes së punës.

Më pas senatorët ishin në sallën operative dhuratë e qeverisë italiane. Shpresojmë që me ndihmën tuaj ju drejtua kryepolici i Vlorës Bregu, drejtuesit të grupit të senatorëve dr. Simones, të luftojmë më mirë dhe më shumë trafiqet që në Vlorë kalojnë tranzit dhe nuk lindin këtu.

Senatorët Italian premtuan se do të ndikojnë në lidhje më të fortë midis dy policive sidomos mes asaj të Vlorës dhe Pulias./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended