Report TV - Gazetarja franceze në Thumanë: Shoh tragjedinë në sytë e njerëzve
  • 4 years ago
Thumana e Fushë-Krujës është ende si një kantier i shkatërruar ndërtimi, ku po punohet për të larguar inertet e pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Nën gërmadha sheh ende arushë, e sende personale të njërëzve që kaluan tragjedinë më të madhe, me jetë të humbura dhe me të plagosur nga tërmeti i fuqishëm. Në mesin e Thumanës së shkatërruar që pritet të ringrihet dhe t'i kthehet normalitetit, këtë të enjte, kur kanë kaluar dy javë nga tërmeti, gjetëm edhe një gazetare franceze. Ajo ka ardhur të shohe nga afër situatën, dhe të bisedojë me banorë të zonës. Thotë se e sheh tragjedinë në sytë e tyre dhe në dhimbjen për jetët e humbura. Megjithatë shpreson që shteti të bëjë diçka për këta banorë në mënyrë që t'i kthejë shpresën se në këtë vend mund të jetojnë të sigurt.

"Jam gazetare franceze, erdha në këtë vend të shoh si është situata pas dy javësh, si po ja dalin njerëzit. Shoh tragjdinë tek njerëzit. Takova banorë të këtij vendit që kanë humbur fqinjët, shtëpitë e tyre, që kanë humbur gjithçka, që janë të frikësuar, është një situatë e vështirë për ta. Shpresoj të bëhet diçka për njerëzit që të ndjejnë se mund të jetojnë sërish këtu të sigurt", u shpreh gazetarja franceze për Report Tv.
Recommended