Tirana i kthehet jetes normale

  • 4 years ago
Tirana i është rikthyer normalitetit pas ditëve të vështira që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit. Pas sistemimit në banesat e reja të 1000 familjeve, nxënësit i janë rikthyer procesit mësimor. Kryebashkiaku Veliaj, nga shkolla ?Kosova? theksoi se Tirana ka nisur rimëkëmbjen.
?Sot është ndierë pak si dita e parë e shkollës, pas një shkëputje prej tërmetit dhe fazës së emergjencave.... Shoh se përveç 1-2 mungesave për gripin e stinës, shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë, ka filluar ora e parë dhe do të doja që kjo zile e orës së parë të ishte një zile kujtese se jeta vazhdon, se duhet të fokusohemi në rutinën tonë, në normalizimin e gjendjes në Tiranë?.
Vetëm 9 shkolla në kryeqytet nuk janë hapur për shkak të dëmtimeve, ndërsa po punohet për riparimin e tyre.
?Do mundohemi që t?i mbarojmë deri në fund të Dhjetorit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t?u hapur në Janar?.
Ndërtimi i shkollave të reja dhe të sigurta është një nga pikat e përcaktuara në buxhetin e vitit 2020, ndërsa në fokus do të jenë zonat rurale.

Recommended