Report TV -Greqia hap hetim për vrasjen e ekstremistit minoritar Kacifas në Bularat

  • 4 years ago
Greqia ka hapur hetim për vrasjen e ekstremistit minoritar Kostandin Kacifa në 28 Tetor të vitit kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Sipas medieve greke, prokuroria e vendit fqinj do të kërkojë informacion dhe të dhëna nga drejtësia shqiptare mbi detajet e operacionit. Gjithmonë sipas medieve greke ende nuk është vërtetuar se Kacifas është vrarë nga Forcat Speciale shqiptare.

Hetimi është hapur me akuzën se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe në bashkëpunim, ndërsa do të thirren ekspertët grekë të mjekësisë ligjore. Grekët justifikohen për nisjen e hetimeve duke theksuar se autoritetet shqiptare nuk po u përgjigjen kërkesave të vazhdueshme të familjes Kacifas mbi rrethanat e vdekjes së 35-vjeçarit. Prokurori grek e ka nisur punën me marrjen e dëshmive nga familjarët e minoritetit grek dhe mjekut ligjor. Hetuesi do të kërkojë nga autoritetet shqiptare detaje të policëve të përfshirë në operacion.

Recommended