Vrasja e Kaçifas/ Krimet e Rënda eksperiment në vendngjarje, si u qëllua minoritari grek në Bularat

  • 5 years ago
Një muaj nga vrasja e Konstandinas Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi dhe kundërshtoi me armë policinë e shtetit, ish-bashkëshortja e 35-vjeçarit ka refuzuar të japë deklarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Report Tv ka mësuar se dy fletë-thirrjeve të dërguara nga prokurori Njazi Seferi ish-gruaja e Kaçifas me të cilën ai ka dhe një vajzë të mitur 10-vjecare nuk i është përgjigjur.

Interesimit të Report Tv se në çfarë faze ndodhen hetimet për ngjarjen e Buluaratit, Krimet e Rënda u përgjigjen se ajo është një çështje në hetim dhe ata janë në pritje të akt-ekspertimeve nga laboratori i policisë shkencore.

Ndërsa jo zyrtarisht nga grupi hetimor konfirmohet mundësia e një eksperimenti në vendin ku u gjet i vrarë Kaçifas për mënyrën se si ai ka rrezikuar jetën e policëve dhe momenti i vrasjes nga policia për të kuptuar nëse është respektuar apo jo ligji në momentin që ai është ekzekutuar.

Recommended