Pallatet do verifikohen dy herë/ Ekspertët: Qindra objekte do prishen - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Cdo banesë, private apo në pallat në Durrës do të kontrollohet nga ekpertë shqiptarë dhe ata të huaj.Prej një jave 170 inxhiniere janë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.Këtë të enjte inspektoret ishin në lagjen numër 9 në qytetin bregdetar.Lutfi Dervishi, inspektor i rajonit nr 2 në bashkinë e Durrësit tregoi fazat në të cilat kalon verifikimi i dëmeve si dhe beri edhe një apel për qytetarët.Edhe pse shumë grupe janë shpërndarë në terren, qytetarët kanë përsëri ankesa për vonesat në parqitjen e grupeve në fazën e parë të inspektimit.Paralelisht me ekzaminimin e dëmeve, në zonën e plazhit dhe lagje të tjera të qytetit vazhdon heqja e inerteve nga ndërtesat që kanë rënë nga tërmeti apo që janë vlerësuar për tu shembur nga ekspertët.Pas inspektimeve te deri tanishme në qytetin e Durrësit janë shembur 1050 shtëpi ndërkohë që 3821 janë të dëmtuara rëndë.Ndërkohë, 461 pallate rezultojnë me probleme.
Recommended