Debati i Lleshajt me arkitektin/ Pjerin Ndreu për Report Tv: Pallati im është dëmtuar nga tërmeti

  • 4 years ago
LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga lidhur me debatin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me arkitektin i cili u shpreh se një pallat në Lezhë është i pabanueshëm, duke hasur në kundërshtimin e hasur të ministrit.

Ndreu tha se pallati për të cilin u zhvillua debati është pikërisht pallati ku edhe vetë ai jeton dhe prej ditësh ka fjetur aty duke qenë se nuk mendon se është në gjendje të rëndë. Ndreu tha se deri më tani inxhinierët e bashkisë nuk e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin në fjalë, ndërsa u shpreh se do të presë me gjakftohtësi rezultatet e vëzhgimit të inxhinierëve nga Tirana dhe nëse do jetë e nevojshme do të thërrasë edhe një grup ekspertësh të huaj.

Recommended