Vorë, banorët në protestë te Bashkia: Shtëpisë s'janë dëmtuar nga tërmeti, po shemben për interesa

  • 4 years ago
VORË- Pas dështimit të dëgjesës publike ditën e djeshme, banorët që preken nga projekti i rindërtimin kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë, ku kërkojnë një takim me kryetarin e komanduar të Bashkisë së Vorës.

Ato nuk lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, për dy arsye. Së pari shprehen se nga akt-ekspertimi është konstatuar se nuk janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe se dyti shprehen se nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodh me ta, nëse do të kompensohen me një tjetër shtëpi apo do të dëmshpërblehen.

Ne sipas dokumenteve jam pa dëmtuar, DS1 kam 6 punëtor të siguruar, kam lokal, nuk jam i dëmtuar fare. Tani do për të më shembur. Ai thotë unë do të shemb, as kompensim asgjë".

"Na dhanë një letër boshe, as vulë as asgjë. U them më jep një fotokopje, nuk na jep. Unë e kam shtëpinë në zonën 1, do më japin shtëpi si kohën e Enver Hoxhës, kush e di se ku", shprehen disa nga protestuesit.

Ditën e djeshme dëgjesa publike e thirrur nga Bashkia e Vorës degjeneroi në përplasje verbale mes banorëve dhe zyrtarëve. Bashkia i kishte thirrur banorët për të diskutuar për planin e rindërtimit të lagjes, sipas së cilit do të shemben 3 pallate dhe 60 shtëpi private. Por ky vendim ka hasur kundërshtinë e banorëve, të cilët thotë se prapa këtij vendimi fshihen interesa të tjera.

Recommended