Aksidenti hekurudhor në Gjermani - (6 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shtatë të vdekur, 20 të plagosur rëndë dhe dhjetra të plagosur lehtë. Ky është bilanci i një tragjedie hekurudhore në Gjermani. Treni me mëse 300 pasagjerë ndiqte itinerarin Amserdam-Basel, kur treni doli nga shinat pranë stacionit hekurudhor të qytetit Bruel në një rrugë të Këlnit, ndërsa lokomotivat dhe vagonat u përmbysën në pjesën anësore të linjës hekurudhore. Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit tha se 7 veta gjetën vdekjen ndërsa 30 të tjerë kishin marrë plagë të lehta. Zyrtarë të ndryshëm thanë se lokomotiva dhe 9 vagonat dolën nga shinat afro çerek ore pas mesnatës, ku treni u perpoq të kalonte në një shinë tjetër pasi në zonën e stacionit të përmendur hekurudhor po bëheshin punime. Qindra pjestarë të ekipeve të shpëtimit, dhjetra ambulanca dhe katër helikopterë morën pjesë në operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit që vazhduan dhe ditën e sotme.

Një grup prej 50 amatorësh skish nga Holanda nuk u dëmtuan dhe ata hipën në disa autobuza për të vazhduar rrugën e tyre për në qendrën e planifikuar të skive diku në Zvicër. Hetimet ndërkohë vazhdojnë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended