Tenori Kllogjeri: Bashke me banoret ndertuam nje tende per t'i shpetuar termeteve

  • 4 years ago
Cila është situata për banorët? Si po e përjetojnë?

Me këtë impakt që dha ky tërmet, është një tragjedi e madhe që e kemi përjetuar të gjithë bashkë. Siç shikohet, banorët janë munduar të ngrenë një tendë për të kaluar natën në momentet e vështira të tërmeteve që bien vazhdimisht, nga paniku. Situata normalisht duket pak e qetë, por dhe e shkretuar sepse nuk janë të gjithë banorët. Disa kanë shkuar te të afërmit e tyre, disa janë larguar dhe nga qyteti. Te pallati që kemi përballë ka një problematikë kupola, që krijon hapësirën e dritës nga sipër për të kaluar nëpër shkallët e pallatit. Ka çeduar, ka një problem dhe është dhënë urdhër nga njësia nr. 9 që banorët mos të jetojnë aty deri sa të merret një masë mbrojtëse. Presim që nesër, na është thënë, por nuk e di se sa e sigurt mund të jetë, të vinë disa specialistë nga Greqia që ta shikojnë.

Me sa pamë nga letra që kishte lënë Njësia Bashkiake, pallati momentalisht duhet të jetë i pabanuar. 17 nga 20 familjet kanë braktisur pallatin për arsye sigurie, në respekt dhe të udhëzimit të Bashkisë. Çfarë ndodhi me të tjerët?

Momentalisht, unë që jam në pallatin ngjitur, vazhdoj të jetoj në shtëpi brenda.

Keni pësuar krisje, dëmtime të apartamenteve tuaja?

Apartamenti im nuk ka pësuar krisje sepse unë e kam restauruar një vit më parë, por janë disa krisje të mureve të jashtme. Duhet të jetë një ekspert, një inxhinier që t?i shikojë muret mbajtëse nëse është çarë muri apo janë thjesht suva dhe duhen rikonstruktuar. Tani presim që të vijë një inxhinier që t?i shikojë me imtësi këto punë. Por kuptohet që për momentin ka njerëz që janë në nevojë, që janë pa shtëpi, ka pallate që janë shumë të dëmtuara. Edhe tërmeti është aq i pasigurt dhe i pabesishëm që të merr jetën në çdo moment.

Shohim që kjo strukturë është ngritur provizorisht nga ju, banorët e zonës. Ky është vendstrehimi juaj për të gjithë banorët e kësaj rrugë në kryeqytet? Pra, sa herë bie tërmet këtu pozicionoheni?

Në fakt, për fat të mirë këtu në lagjen tonë kemi dhe një hapësirë të konsiderueshme, ku mblidhemi, bisedojmë, qajmë hallet. Për momentin kemi ndërtuar një tendë provizore për të kaluar natën dikush.

Shohim që edhe fëmijët janë të strehuar këtu.

Edhe fëmijët. Është mëse normale, sepse paniku ka qenë shumë i madh dhe tërmetet janë të shpeshta. Po ashtu edhe siguria e pallateve, duke dëgjuar e duke parë nëpër lajme që tragjedia ka qenë shumë e madhe, mendojmë dhe mundohemi që ta kalojmë një pjesë të konsiderueshme të kohës jashtë shtëpive dhe pjesën tjetër ta kalojmë brenda, me një sy zgjuar dhe me një sy mbyllur.

Keni dhe një solidaritet njerëzor dhe një grupim me njëri-tjetrin këtu për të hequr tensionin dhe panikun, ndoshta dhe më lojëra të ndryshme për të aktivizuar dhe fëmijët, apo jo?

Kjo faktikisht është një gjë pozitive sepse në këto momente të vështira mendja duhet të jetë e fokusuar në disa gjëra që të kalohet kjo periudhë, të bjerë në qetësi dhe të shikohet përpara për mënyrën se si do të funksionojë pallati. S...

Recommended