Një rrugë për turizëm/ Buz, banorët kërkojnë aksin që i lidh me Beratin

  • 4 years ago
Ky është aksi historik i përdorur që në antikitet, që me Jul Çezarin, aksi Berat-Buz- Këlcyrë-Janinë, i përdorur si rrugë tregtare por njëkohësisht edhe si rrugë strategjike e shumë ushtrive që kanë përshkuar këtë zonë.


Kjo rrugë ka qenë e vetmja rrugë aktive deri në vitin 1967 kohë kur qeveria komuniste vendosi që të kthejë në aks nacional atë që përshkon jugun përmes Ballshit.

Aktualisht në Buz jetojnë jo më shumë se 1000 banorë megjithatë shkëndijat e para të rindërtimit të zonës janë aktive prej 2-3 vitesh.

?Shumë tendenca ka që në Komar, që në Selckë, që në Gllavë, në 13 fshatrat e Buzit kanë filluar e vijnë njerëzit e bëjnë shtëpi por kemi një problem shumë të madh se po të bëhej kjo rruga këtej, nga Berati do ktheheshin shumë njerëz madje të lidhet edhe me Ballabanin e me Këlcyrë siç ka qenë. Ka edhe turistë, unë kam pritur e përcjellë shumë njerëz, edhe të tjerët kanë ngritur.?

?Është infrastruktura që duhet rregulluar pa turistë ka. Këto zona të gjithë i duan sidomos traditën e ushqimit.?

?Kemi investuar edhe nga vetja jonë për të zgjuar edhe vëmendjen e pushtetit por nuk ka fonde. E kemi shtruar vetë edhe këtë aksin rrugor nga Buzi deri në Gllavë me fondet tona me sinjalistikë me të gjitha. Ne që merremi me biznese duam ti japim një dorë kësaj zone se ka njerëz të mrekullueshëm, ka blegtorë, ka nikoqirë të mirë, ka bimë medicinale por edhe rruga nacionale nuk mund të prishet, është një rrugë që është bërë që në vitin ?40 nga italianët.?

Në të dy krahët e këtij aksi historik zona është e mbushur me atraksione natyrore si ky liqen, liqeni i Komarit i ndërtuar gjatë kohës se socializmit. Në atë kohë shërbente për vaditje ndërsa tani zona po e sheh me interes për ta kthyer në një atraksion turistik.

Jo domosdoshmërisht asfalti do ta zgjidhte problemin e ndërlidhjes së kësaj zone me Beratin por nëse ky aks do të bëhej i pranueshëm për mjetet off road dhe për turizmin e aventurës atëherë do ti jepte një mundësi të re jo vetëm zhvillimit të zonës së Tepelenës që përfshin krahinën e Buzit por edhe të zonës fqinj të Beratit që përfshin pothuajse 15 fshatra të tjerë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instag...

Recommended