Tërmeti/ Në më pak se 18 orë mbërrijnë 192 personel i huaj, 27 qen gjurmues dhe 16 paleta

  • 4 years ago
Sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dy avionë Hercules të ushtrisë rumune, me 52 specialistë për situata katastrofash natyrore. Po kështu në Rinas kanë mbërritur dy avion me ndihma nga Turqia dhe Zvicra.

Specialistët e ardhur nga Rumania janë të pajisur me pajisje kërkimi nën rrënoja ndërtesash që do të bëjnë të mundur nxjerrjen e personave të tjerë që mund te jenë gjallë në Durrës e në Thumanë.

Në pritje të këtyre skuadrave kanë qenë përfaqësues të lartë të shtetit ku së bashku me Ambasadorin rumun Pirplea u kanë shpjeguar specialistëve situatën e rënë dhe domosdoshmërinë e vijimit të kërkimeve gjatë natës nën rrënoja.