48 orë nga tërmeti mbyllet kërkimi në Thumanë, Heronjtë bëjnë foton e fundit

  • 4 years ago
Me nxjerrjen e dy trupave të fundit Almir dhe Stela Carës nga rrënojat në Thumanë është mbyllur operacioni i kërkim shpëtimit, pasi personat që ishin shpallur të zhdukur u nxorën, disa prej tyre fatkeqësisht të vdekur. Në fund të operacionit, fiks 48 orë pas rënies së tërmetit specialistët nga trupat e ardhura nga Greqia dhe Kosova së bashku me ata të Shqipërisë kanë shkrepur edhe një foto së bashku mbi rrënojat e Thumanës. Në Thumanë humbën jetën nga tërmeti 24 persona.

Recommended