“Rruga drejt...” – Largimi i të rinjve nga Maqedonia e Veriut

  • 4 years ago
Të rinjtë e vendit çdo ditë e më shumë janë në kërkim të një jete më të mirë, të kushteve më të favorshme ekonomike por edhe sistemit më të mirë dhe shërbimeve më të mira publike. Në kohën kur aq shumë po debatohet mbi migrimin si fenomen ekonomik, por mbi të gjitha edhe "ikjen e trurit" nga Maqedonia e Veriut, lajmi për lirimin nga paraburgimi të ish prokurores speciale Katica Janeva, duke u bërë pjesë e akuzës për krim sikur edhe më shumë motivon të rinjtë të ikin nga ky vend! Një vend që nuk ka drejtësi, nuk ka edhe shpresë. Mbi largimin e të rinjve dhe qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në vendet e huaja, në Rruga drejt debatojmë me: Edmond Ademin, ministër i Diasporës; Seadin Xhaferin, profesor i ekonomisë dhe Arbër Kadriun nga Platforma Rinore Shqiptare.

Recommended