Largimi i të rinjve nga Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndonëse ëndrra amerikane është një përzgjedhje fati, ate europiane shqiptarët e zgjedhin vetë. Cdo ditë në zonën e njohur si blloku i ambasadave, dyert e asaj gjermane gjallojnë nga të rinjtë që presin një përgjigje.Ana, pas 9 muajsh të aplikimit të parë është në pritje të marrjes së vizës. Emocioni lexohet qartë, që pritjes tashme i erdhi fundi. Njësoj si Ana ka dhe shumë të tjerë që i bashkon e nejta enderr. Mes tyre, jo vetëm të rinj të sapo diplomuar, por dhe shumë fëmijë të mitur të cilët presin të shkojne tek familjarët qe kanë emigruar më herët. Nga fillimi i vitit deri tani agjencitë e punësimit njoftojnë se janë 500 të rinj që kanë aplikuar dhe presin largimin nga Shqipëria.Drejt Evropës po largohen më së shumti profesionistët.Në një kohë që rinia po largohet masivisht, shifrat e INSTAT ekspozojnë një fenomen tjetër me të cilin po përballet Shqipëria, rikthimin në punë të personave mbi 64 vjec. Aktualisht janë 58 mijë persona që i janë rikthyer punës për arsye ekonomike dhe plotësimit të viteve për të përfituar pensionin.

Recommended