Ora News - Makina del nga rruga në Gjirokastër, vdes pasagjeri

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesnatë në lagjër "Gërhot" në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

"Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi Julian Loloci., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital", sqaron policia.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është viktima i 4 në 48 orët e fundit. Mbrëmjen e djeshme një adoleshent humbi jëtën në aksin Tiranë-Elbasan, ndërsa dy ditë më parë po në këtë aks dy adoleshente që po ktheheshin nga ditëlindja u aksidentuan për vdekje, teksa makina me të cilin ato po udhëtonin doli nga rruga.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/gjirokaster-makina-del-nga-rruga-vdes-pasagjeri-34-vjecar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended