Report TV - Aksident në Kurbin, makina del nga rruga, vdes i riu nga Lezha

  • 5 years ago
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Gjormit.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë nga aksidenti, si pasojë e daljes së makinës nga rruga nuk është identifikuar akoma.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në mjet udhëtonte një djalë rreth 22-vjeç nga Lezha, trupi i të cilit nga përplasja është copëtuar, pasi goditja që ka pësuar ka qenë fatale.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Recommended