Unaza e Re, kompania e lidhur me Salillarin ofertë të ulët për të fituar mbikëqyrjen e punimeve

  • 5 years ago
Thellohen më tej dyshimet rreth procedurës së përzgjedhjes së kompanisë, e cila do të mbikëqyrë punimet që do të kryhen nga ?Salillari dhe Bajrami N?, në segmentin e Unazës së Re, nga Pallati Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. Pasi u lejua nga Autoriteti Rrugor dhe Komisioni i Prokurimit Publik që të vijonte garën në konflikt interesi, madje duke e shpallur të parën me pikë për kriterin teknik, Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim (INK) ka ndërmarrë një tjetër lëvizje taktike. Pas kalimit të fazës së parë me kriteret teknike, kur kompania INK arriti të shtonte totalin e pikëve me 20 pikë, Autoriteti Rrugor ka kaluar në fazën e dytë të tenderimit me ofertat ekonomike. Zarfet u hapën në datën 1 nëntor dhe INK ka paraqitur një ofertë financiare anomalisht të ulët, me qëllim për t?u shpallur me çdo kusht fituese e tenderit për mbikëqyrjen e Salillarit, me të cilin ka lidhje të forta ekonomike. Konkretisht, nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka paraqitur ofertën financiare në shumën 6.206.400 lekë, në një kohë kur fondi limit për shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve në Unazë është 10.700.000 lekë. Oferta e INK është sa 58% e fondit limit, pra duke ofruar një ulje prej 42%.

Sipas vendimit të qeverisë me nr. 914, datë 29.12.2014, për miratimin e rregullave të prokurimit publik, në nenin 66, ?...oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur?. Në rasti konkret, edhe pse oferta është ulur në masën 42% të fondit limit, komisionit të vlerësimit të ofertave pranë Autoritetit Rrugor, i përbërë nga Arjana Hasani kryetare, Adja Sefa anëtare dhe Liri Sula anëtar, e kanë vlerësuar me më shumë pikë ofertën INK në raport me ofertat financiare të kompanive të tjera, të cilat duken të arsyeshme nga pikëpamja ekonomike dhe mundësitë për të kryer shërbimin. Një ofertë kaq e ulët ngre dyshimte të forta rreth interesave të INK, për të kryer mbikëqyrjen me 42% skonto dhe ndoshta me humbje.

Nga procesverbali i komisionit të vlerësimit të ofertave, rezulton se përveç ofertës së ?Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geosta? me 6.206.400 lekë, ofertat e kompanive të tjera janë: ?A & E ENGINEERING? 10.000.000 lekë, ?Taulant? 10.691.597 lekë, dhe ?Gjeokonsult & Co? 10.691.597 lekë. Në përfundim, komisioni i vlerësimit të ofertave ka shpallur kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim të parën me 97.066 pikë, nga 100 pikë të mundshme, duke mbledhur pikët e propozimit teknik dhe ofertën ekonomike. Sipas procesverbalit, ?A & E ENGINEERING? rezulton me 69.479 pikë, ?Taulant? 68.942 pikë dhe ?Gjeokonsult & Co? 87.609 pikë.

Recommended