Skandal me mbikëqyrjen e punimeve, kompania e listuar e para lidhje me zbatuesin e projektit

  • 5 years ago
TIRANË- Mallkimi i Unazës së Re me hije skandalesh vazhdon, ku tashmë përfshin mbikëqyrjen e punimeve në ?Lotin 2? për segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë dyshimtë, ka renditur në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye. Gara u zhvillua në korrik të 2019 dhe nga vlerësime teknike IKN kishte marrë 74.333 pikë nga 100 në total. Në vendin e parë është renditur kompania ?Gjeokonsult & Co? me 95 pikë. Por, IKN ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili pas rreth 3 muaj shqyrtimi të dosjes ka urdhëruar rivlerësimin e kompanive ?IKN & Geostat?, duke konkluduar që atë meritojnë ?pikëzim maksimal?. Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, e ka interpretuar gjykimin e KPP si një urdhër, dhe u ka shtuar 20 pikë kompanive ?IKN & Geostat?, duke i renditur kështu në krye me 96.333 pikë.

Recommended