RTV Ora zbardh draftin e PD: Partitë politike, financim 100% nga buxheti

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Përdorimi i parave të pista në politikë, kryesisht në fushata elektorale, ka qenë një shqetësim i hershëm i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Në këtë kuadër ekspertët e opozitës së bashkuar kanë hartuar një draft të plotë, ku propozimi bazë është që partitë të financohen 100 % nga buxheti i shtetit. RTV Ora disponon draftin, ndërsa paralelisht kërkohet kriminalizimi e financimeve private. Parashikimi ligjor që kërkon opozita prekin kodin zgjedhor por dhe ligjin për partitë.

"Ndërhyrjet ligjore sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private".

Propozimi i opozitës shtrihet jo vetëm tek partitë por deri tek kandidatët duke kërkuar përcaktimin e rregullave, për auditivet e tyre. masat e parashikuara shkojnë larg, deri në ndikimin në rezultat për çdo subjekt që nuk deklaron apo ka parregullsi në deklarimin e financimeve.

?Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mos deklarimin ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksioneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet apo kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rtv-ora-zbardh-draftin-e-pd-partite-politike-financim-100-nga-buxheti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended