RTV Ora - PD udhëzon strukturat për propagandën e qeverisë RTV Ora zbardh dokumentin

  • 5 years ago
#rtvora

Televizioni Ora, ka zbardhur një dokument që Partia Demokratike i dërgon strukturave kryesore si ish-grupit parlamentar, këshillit kombëtar, kryesisë dhe gjithë organeve të tjera në çdo nivel. Nëpërmjet tij i sqaron për atë që e quan propagandë të qeverisë dhe i udhëzon për mënyrën se si ata duhet të reagojnë.

Dokumenti është shpërndarë në datën 23 gusht, ndërsa në të thuhet se nga data 20 shkurt kur Partia Demokratike ka djegur mandatet, investimi më i madh i qeverisë është propaganda dhe tentativa për të përçarë opozitën.

Për këtë qëllim, në dokument, Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama, ka blerë mediet kryesore në vend duke përdor paratë e korrupsionit dhe krimit. Selia blu, përmend me emra mediet, por dhe gazetarët të cilat sipas saj ndihmojnë qeverinë në propagandë.

Në letër thuhet se propaganda e qeverisë ka dy qëllime:

?Të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike. Të shfokusojë vëmendjen nga skandalet qeveritare?

Partia Demokratike, ju bën me dije strukturave edhe faktin që sipas saj Rama, ka blerë dhe po përdor edhe ish funksionarë të selisë blu.

?Për t?ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së,që shpërdoruan besimin e demokratëve?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-udhezon-strukturat-propaganden-e-qeverise-rtv-ora-zbardh-dokumentin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended