Ohridska Banka bëhet pjesë e grupacionit Shparkase
  • 4 years ago
"Shtaemerkishe Bank" dhe "Shparkase" zyrtarisht e kanë blerë Ohridska bankën për 48 milion euro, duke zotëruar kështu 91% të aksioneve. Kjo bankë do të jetë e katërta më e madhe në vend dhe do të mbajë 14% të tregut bankar. Për momentin, llogaritë e klientëve të Ohridska Bankës, si dhe kushtet e kredive të përcaktuara me kontrata, do të mbeten të pandryshuara. Të dy bankat do të funksionojnë si persona juridikë të veçantë. Bashkimi i Ohridska me Shparkase Bank Maqedoni, pritet të bëhet në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Recommended