Report Tv-Studiuesi Behar Gjoka: Frederik Rreshpja, të bëhet pjesë e hartografisë shqipe
  • 5 years ago
Shkrimtarë, studiues dhe njerëz të letrave shqipe organizuan një konferencë shkencore për poetin Frederik Rreshpja. Konferenca e organizuar nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare "Pjetër Budi"solli në vëmendje shkrimtarin dhe poetin, por edhe për njeriun. Studiuesi Behar Gjoka teksa analizon për ?Report Tv? Rreshpën në dy periudha, me letërsinë shqipe gjatë viteve të komunizmit, por edhe me atë bashkëkohore.

Në pjesën e parë të letërsisë të shkruar prej tij para viteve ?90, Rreshpa ishte pjesë e realizmit socialist. Nuk mund që të ndodhte ndryshe, por unë mendoj se me të ka ndodhur dukuria, siç ka ndodh me Esenin, që i dha gjithçka revolucionit, por jo lirën. Pjesa e dytë e krijimtarisë së tij pas viteve ?90, shpërfaq përmasat e lirikut të letërsisë shqipe bashkëkohore. Madje sollën edhe kontribute edhe përsa i përket prozës. Ka tekste dramatike, shqyrtime estetike edhe publicistike.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë
Gjoka mendon se ka ardhur momenti i hipotekimit të vlerave të Rreshëpës, në atë që quhet hartografia e shqipes.

Botimi tashmë në numrin special të revistës do të na krijojë një ide më të plotë edhe më të qartë, se çfarë arritëm të bëjmë edhe se çfarë mund që të bëjmë. Rreshpja është në tekstet e tij,unike, se ka edhe situata që poezi të tij janë marrë nga të tjerë edhe i është vënë emri i tyre. Rreshpja që bëri shaka me të gjithë, s?ka kuptim që të bëjmë ne më shaka me një gurë sinori të lirikës shqiptare.
Recommended