Report TV -LSI në fushatë, Kryemadhi fton te rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit

  • 3 years ago
Pas takimit në Pogradec me disa të rinj të këtij qyteti këtë të enjte Kryemadhi është ndalur në një takim tjetër këtë radhë me të rinj të njësisë numër 1 në kryeqytet.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj force politike dhe njëkohësisht pjesë e ndryshimit'Sot jam me çunat dhe gocat e Njësisë Nr. 1. Doja të përshëndesja të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, të gjithë djemtë e lagjeve të Tiranës, të cilët sot në këto ditë të pamundura të pandemisë, ku bizneset janë mbyllur, ku shkollat janë të mbyllura, ku mundësitë ekonomike për familjet e tyre janë shumë të pakta, do doja t?i përshëndesja dhe t?i ftoja të gjithë së bashku për t?u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po i vjen Shqipërisë. Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Tiranës, janë e ardhmja e Shqipërisë. Janë ata të cilët do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, sepse për atë ëndërrojnë', tha Kryemadhi.

Recommended